Policia shkel rregullat, patrulla futet me makinë në bregdet (VIDEO)

Disa ditë më parë, policia gjobiti një drejtues automjeti që u fut me makinën e tij në bregdet. Shoferit që kreu shkeljen, i është hequr përfundimisht leja e drejtimit, si dhe është gjobitur me 40.000 lekë të rinj.

Po ashtu edhe në një rast tjetër, policia gjobiti me 53 mijë lekë të rinj, drejtuesin e një automjeti që lëvizte me makinën e tij në bregdet.

Por duket se një shkelje të tillë e ka përsëritur vetë policia.

Në një video të publikuar nga JOQ Albania, se si një makinë policie lëviz lirshëm në breg të detit, ndërkohë që patrullimin mund ta bëjë me biçikletë ose në këmbë.

Për qytetarët ky rast është shqetësues, pasi policia duhet të jetë shembull për shoferët që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

A do të merren masa ndaj këtij rasti?

 


Shtuar 25.06.2025 10:03