Policia Rrugore nis gjobat ndaj këmbësorëve

Policia Rrugore, ka nisur gjobitjen e këmbësorëve për kalime të parregullta në rrugë.

Ditët e fundit, rrugorët kanë aplikuar gjobat në vlerën e 10 mijë Lekëve të vjetra, për ata këmbësorë që kalojnë në mes të rrugës, jo në vendkalimet e përcaktuara apo vija të bardha.

Janë evidentuar me pamje disa raste të kalimit të parregullt në rrugë nga ana e qytetarëve, të cilët janë gjobitur me masë administrative.


Raportet e Policisë Rrugore, kanë evidentuar kalimet e parregullta të këmbësorëve si burim aksidentesh në shumë raste.


Shtuar 5.01.2024 14:20