Policia Rrugore me “dorë të hekurt” në Gjirokastër, vendos 401 gjoba dhe bllokon 2 mjete

Gjatë javës që lamë pas, në qarkun e Gjirokastër nuk është evidentuar asnjë drejtues mjeti që drejtonte mjetin në mënyrë të parregullt dhe asnjë aksident rrugor me pasoja për jetën.

Janë vendosur në total 401 masa administrative gjatë javës që lamë pas, të ndara si vijon:

26 ​masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

2 masa për shpejtësi mbi normën e lejuar;

160 masa për parkime të gabuara;

150 masa për parakalime të gabuara;

63 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

Gjithashtu janë bllokuar 2 mjete./albeu.com


Shtuar 17.01.2022 14:53