Me anë të një njoftimi, Rrjeti SafeJournalists Shqipëri, ka shprehur shqetësim të thellë lidhur represionin nga Policia e Shtetit në ambientet e News24.
Organizata shprehet e alarmuar për pengimin e aksesit në ambientet e redaksive të News24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare në Tiranë.
Sipas njoftimit, ky veprim kufizon qasjen e gazetarëve në vendin e punës dhe pengon ushtrimin e detyrës së tyre profesionale.
Organizata paralajmëron se veprime të tilla, përbëjnë rrezik për lirinë dhe pavarësinë e medias në vend.
SafeJournalists, bën të ditur se po e ndjek nga afër situatën dhe do të vazhdojë monitorimin e zhvillimeve në ditët në vijim.