Policia ofron shpërblim të majmë për këdo që ndihmon në kapjen 42-vjeçarit që plagosi efektivin në Tiranë

Policia jep 20 mijë euro shpërblim për këdo që ndihmon në kapjen e 42-vjeçarit, Klerent Bozhanaj, i cili është autori i plagosjes së efektivit të “Shqiponjave”, Edlir Alleshi.

Aktualisht Alleshi ndodhet në spitalin e traumës nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Ai u vizitua edhe nga Ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili i bëri thirrje autorit të dorëzohet.

Njoftimi:

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, Patrullat e Përgjithshme të mbështetura nga Renea, po vijojnë ndjekjen dhe kontrollin e zonës, për kapjen e personit të armatosur, shtetasit Klerent Bozhanaj, 42 vjeç, që plagosi punonjësin e Policisë, inspektor E. A.

Policia e Shtetit kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që kushdo që ndeshet të bëjë kujdes pasi ky shtetas është i armatosur, dhe të njoftojnë menjëherë shërbimet e Policisë.

DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 20000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694111546, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.


Shtuar 20.09.2023 20:53