Policia ndërpret dasmën në Kosovë dhe gjobit të zotin e shtëpisë

Numri i lartë i rasteve të reja me COVID në Kosovë, nuk ka ndikuar në organizimin e dasmave me shumë të ftuar në ambiente të mbyllura.

Policia e Kosovës ka ndërhyrë ditën e sotme në një dasmë që po mbahej në fshatin Radac të Pejës.

Policia ka bërë të ditur përmes një njoftimi për media se pronarit i është vendosur një gjobë prej 2000 eurosh ndërkohë që organizatori i dasmës është gjobitur me 200 euro.

Gazeta Express raporton se dasmorët janë larguar menjëherë nga lokali./albeu.com


Shtuar 4.09.2021 22:30