Policia ka shtuar masat në pikat tokësore të kalimit kufitar, në porte e aeroporte, me qëllim krijimin e lehtësirave ligjore për të shmangur radhët e gjata për shkak të fluksit në rritje të shtetasve që vijnë për të kaluar festat e fundvitit në Shqipëri.
Në kuadër të masave është arrestuar në Rinas një shtetas turk me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë dhe një shtetas nga Kosova është arrestuar në Durrës pasi ka tentuar të kalojë kufirin me pasaportën e dikujt tjetër, duke shfrytëzuar ngjashmërinë.
Njoftimi i policisë:
Vijojnë masat e shtuara në pikat tokësore të kalimit kufitar, në porte e aeroporte, me qëllim krijimin e lehtësirave ligjore për të shmangur radhët e gjata për shkak të fluksit në rritje të shtetasve që vijnë për të kaluar festat e fundvitit në Shqipëri.
Masa të shtuara edhe për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombatar.
Kapet në Rinas një shtetas turk, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Ndërsa në Portin e Durrësit vihet në pranga një shteras kosovar i cili për të kaluar kufirin, ka përdorur dokumente të falsifikuara.
Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, gjatë kontrolleve intensive, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, kanë ndaluar dhe arrestuar provizoritsht, me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë, shtetasin turk B. T., 33 vjeç, banues në Turqi.
Nga verifikimet e kryera në hyrje të Republikës së Shqipërisë, rezultoi se ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ëiesbaden/Gjermani.
Ndërsa nga shërbimet e Policisë Kufitare në Port Durrës, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit kosovar Z. K., 53 vjeç banues në Kosovë.
Ky shtetas për të kaluar kufirin ka përdorur pasaportë kosovare dhe një leje qëndrimi gjermane në emër të një shtetasi tjetër, duke shfrytëzuar ngjashmërinë.
Policia Kufitare vijon kontrollet e alternuara në bazë të rriskut dhe me përzgjedhje, si dhe në kufirin jeshil me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare./albeu.com