Policia malazeze gjen 54 kg marijuanë buzë liqenit të Shkodrës

Të paktën 57 kilogramë marijuanë janë gjetur nga Policia e Podgoricës në pjesën bregdetare të liqenit të Shkodrës, në breg të kanalit të lumit Moraça.

Droga u gjet në afërsi të stacionit hekurudhor të Zetës, njoftoi Drejtoria e Policisë së Malit të Zi.

Oficerët e Sektorit të Sigurimit të Podgoricës kanë gjetur dy qese më të mëdha dhe një më të vogël me gjithsej 54 thasë me marijuanë.

Për ngjarjen është njoftuar prokurori në Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë dhe në vendngjarje është kryer hetimi.


Shtuar 19.02.2024 18:55