Respektimi i këmbësorëve dhe siguria e tyre teksa kalojnë rrugën duhet të jetë parësore për një shofer, por duket se jo të gjithë e kanë parasysh këtë rregull.
Në rrugët e kryeqytetit, kalimtarët rrezikohen jo pak, e madje edhe kur kalojnë te vizat e bardha, që i detyrojnë automjetet të ndalojnë.
Shumë shoferë nuk e kanë aspak problem të shkelin gazin, edhe pse përpara kanë qytetarë duke kaluar rrugën. Kjo shkelje e tyre nuk është lënë pa ndëshkuar nga policia, duke i gjobitur me 2 mijë lekë.
Mosrespektimi i rregullave të qarkullimit është bërë shkak për shumë aksidente të rënda në vend, teksa statistikat tregojnë se janë pikërisht shoferët shkaktarët e përplasjeve./shqiptarja