Një shtetas 26-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë gjermane.
Bëhet fjalë për një arrestim të ndodhur më 30 qershor të këtij viti, lajm të cilin mediat gjermane kanë publikuar sot.
Sipas burimeve nga mediat gjermane, i riu i cili udhëtonte me një mjet tip “BMW 535 xDrive” në autostradën federale A 61, është ndaluar në kryqëzimin Breyell për një kontroll rutinë.
Në kuadër të kontrollit, oficerët zbuluan më pas një vendstrehim profesional që ishte krijuar posaçërisht për të fshehur lëndë narkotike në bagazhin e automjetit.
Pas kontrollit më të detajuar u gjetën dhe sekuestruan shtatë pako me gjithsej 7.55 kilogramë kokainë.
Më pas personi u arrestua përkohësisht dhe pas marrjes së masave policore iu dorëzua zyrës së hetimit doganor Essen për procedim të mëtejshëm. Vlera e lëndës narkotike në tregun e rrugëve do të arrinte deri në 550 mijë euro.