Policia gjyqësore në familjen e Aleks Nikës, kërkon audioregjistrimin e Ndrea Prendit për “21 Janarin”

Oficerët e policisë gjyqësore të sektorit të vrasjeve në policinë e Tiranës, pas deklaratës së xhaxhait të Aleks Nikës se ka në disponim kasetën e audioregjistrimit të  “21 Janarit” ku dëgjohet të flasë ish-komandanti Ndrea Prendi, kanë shkuar në banesën e tij për të kërkuar marrjen e saj, sipas BW.

Një ditë më parë Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës i cili mbeti i vrarë në protestën e zhvilluar në 21 janarin e vitit 2011, është takuar me kreun e SPAK Altin Dumanin, ku ka kërkuar që dosja t’i kalojë SPAK dhe të hetohet prej tyre.

Më tej ai është shprehur se nëse hetohet nga SPAK përgjimet do të ua dorëzojë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsioni, pasi nuk kanë besim tek Prokuroria e Tiranës

Ky reagim vjen pas audiopërgjimeve të publikuara së fundmi lidhur më ngjarjen e 21 janarit.

Një pjesë nga komunikimi në radio i drejtuesve të Gardes së Republikes në momentin e vrasjeve të protestuesve, pasditen e 21 janarit 2011….

Kaseta nr.1 A

Komandanti i Gardes Ndrea Prendi:

“Te mbahen armet ne dore gati per zjarr.
Te mbahen armet ne dore gati per zjarr ne ajer.
Pastaj kur te them une ne trup”.

Ndrea Prendi:

“Artan(Artan Hoxho, zv/komandanti i Gardes) degjon?
Artan degjon?

Artan Hoxha zv/komandanti i Gardes:

“Degjoj, degjoj”

Ndrea Prendi:

“Me te kaluar gardhi i telave do hapet zjarr luftarak”.

Artan Hoxha:

“Kuptova, kuptova”

Ndrea Prendi:

“Ky eshte urdheri.
Dashamir degjuat?!
Dy efektiva te njesise speciale, Alfred(Alfred Ahmetcenaj)
ta ta ta gjakos(urdheri per te vrare)”.

Audio:

“Menjehere degjohen te shtena tek e tek, serish degjohen 8 te shtena radhazi nje nga nje”.

Ndrea Prendi:

“Alfred?

Alfred Ahmetcenaj:

“Po degjoj(degjohen 2-3 te shtena tek e tek)”

Ndrea Prendi:

“Kujdes municionin!
Kujdes municionin!”

Ne vijim pauze e gjate ne radio.

Kaseta nr.1 B

Ndrea Prendi:

“Alfred degjon?”

Alfred Ahmetcenaj:

“Po degjoj

Ndrea Prendi:

“Po afrohen shume.
Duhet te jeni gati per zjarr”.

Alfred Ahmetcenaj:

“Po te kuptova drejt”.

Ndrea Prendi:

“Alfred, grupi i njesise speciale, keta te porta numer 2”.

Alfred Ahmetcenaj:

“Po te kuptova”

Ndrea Prendi:

“Nje grup i vogel”.

Alfred Ahmetcenaj:

“Po ju kuptova”…..…..

Komunikimet (urdherat) jane dhene vetem me radio nga komandanti i Gardes per vartesit e tij.

/albeu.com/


Shtuar 25.01.2023 12:35