Policia e Shtetit rrethon News24, kërkon nxjerrjen me forcë nga ambientet, gazetarëve u ndalohet hyrja në redaksi (VIDEO)

Në orët e para të mëngjesit, Policia e Shtetit ka nisur një represion mbi News24, duke rrethuar godinën.

Pa paralajmërim dhe pa vendim gjykate, Policia kërkon lirimin e ambienteve ku aktualisht ndodhen redaksitë News24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare.

Në krye të uniformave blu ndodhet Ardi Veliu, si drejtues i shoqërisë “KAYO”, i cili pretendon se godina i përket kompanisë së prodhimi të armëve.

Policia nuk lejon futjen e gazetarëve në ambientet e redaksisë, duke i privuar nga ushtrimi i punës së tyre dhe cenuar drejtpërdrejt lirinë e medias.

 

 

Veprimet arbitrare kanë vijuar me ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike, çka paralizon aktivitetin normal të mediave.

 


Shtuar 9.08.2025 07:35