Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, iu përgjigj pyetjeve në komision mbi deklaratat se Policia e Shtetit dekonspiron operacionet e SPAK.
Koçiu tha se nuk ka në Policinë e Shtetit asnjë rast të dekonspiruar, duke nenvizuar “Zero raste”.
“Sa i përket SPAK dhe Policisë së Shtetit, nuk është regjistruar asnjë rast dekonspirimi, këto janë të dhëna që vijnë nga Policia”, tha Koçiu.
