Policia e Shtetit bën ndryshime në disa komisariate (EMRAT)

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka firmosur disa ndryshime në drejtimin e komisariateve në vend.

Konkretisht, Luan Sinanaj, nga shef i Komisariatit të Krujës, emërohet shef i Komisariatit të Pogradecit.

Shef i ri i Komisariatit të Krujës, emërohet Santiljano Ndreu, i cili më parë mbante postin e shefit të Krimeve në Komisariatin nr. 5 në Kamëz.

Ndërsa, Gentian Dedej, emërohet shef i Komisariatit të Bulqizës.


Shtuar 27.02.2026 09:56