Policia e Rrugore e ka mendjen te gjobat, kaos me trafikun në Vlorë: Kush po e shkatërron turizmin pa nisur ende sezoni?

Ardhja e sezonit turistik duket se do ta kthejë në një ëndërr të keqe kalimin nëpër rrugët e Vlorës, të cilat që tani janë shumë të rënduara nga trafiku.

Siç duket edhe nga fotot nga rruga Transballkanike si edhe rrugë të tjera të qytetit janë të mbushura me makina.

Një situatë e ngjashme është edhe në zonën e Skelës si edhe në Unazë, ndërkohë që të dhënat tregojnë se Policia Rrugore e qytetit dhe drejtuesit e rinj të saj janë më tepër fokusuar në vendosjen e gjobave se sa menaxhimin e flukseve të trafikut.

Duket se shefat e rinj kanë plan për të shkatërruar sezonin turistik pa nisur në Vlorë. /albeu.com

 

 


Shtuar 11.05.2024 11:15