Policia arreston mekanikun nga Tirana që bleu këtë BMW për 9 mijë euro

Policia e Tiranës ka arrestuar një 36-vjeçar me profesion mekanik në Tiranë pasi bleu një makinë luksoze të vjedhur në Britaninë e Madhe duke shpresuar që ta shiste për pjesë.

Krahas tij u shpallën në kërkim dy të tjerë që dyshohet se kishin vjedhur makinën në vendin e origjinës. Mes të shpallurve në kërkim është dhe një rumun.

Policia bën me dije se 36-vjeçari e dinte që makina ishte e vjedhur, por e kishte blerë kundrejt 9 mijë eurove me planin që ta çmontonte dhe pjesët t’ia shiste.

Policia bën me dije:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për disa shtetas që trafikonin në vendin tonë, automjete të vjedhura, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Servisi”.  

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua shtetasi F. M., 36 vjeç, banues në Tiranë, dhe u shpallën në kërkim shtetasit T. L., 39 vjeç, banues në Kuçovë, dhe C. F., 41 vjeç, banues në Rumani.

Nga veprimet hetimore dyshohet se dy shtetasit e shpallur në kërkim kanë trafikuar në Shqipëri një automjet tip “BMË”, të dyshuar të vjedhur në Britaninë e Madhe. Automjetin e ka blerë 9000 euro, shtetasi F. M., me qëllim për ta shitur për pjesë këmbimi. 

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti tip “BMW”.


Shtuar 15.11.2023 13:13