Policia e shtetit ka zhvilluar një megaoperacion në disa qytete në orët e para të mëngjesit sot.
Në kuadër të megaoperacionit janë arrestuar biznesmeni i njohur Pëllumb Gjoka dhe ish-drejtori i Forcave Operacionale, Olti Bistri.
Oltion Bistri në vjeshtën e vitit 2021 ka qenë më detyrë në Policisë e Lezhës, ndërsa më herët ka drejtuar edhe Policisë e Durrësit si dhe ka drejtuar Komisariatin Nr.2 në Tiranë.
Është arrestuar gjithashtu edhe drejtuesi i prokurorisë së rrethit Kukës Xhevahir Lita dhe disa policë.
Sakaq policia nuk ka ende një reagim zyrtar dhe ende nuk dihen rrethanat dhe akuzat ndaj tyre. Në banesat e të dyshuarve policia ka ushtruar kontrolle ndërsa priten detaje në vijim./albeu.com/