Policia ka vendosur shpërblim 5 mijë euro, për këdo që do të japë informacion për arrestimin e autorit të dyshuar të plagosjes së ndodhur mesditën e sotmë, në në afërsi të xhamisë “Xhura” tek Oxhaku në Tiranë.
Ai është Saimir Xhafa, i datëlindjes 4 Janar 1988.
Njoftimi:
Lidhur me ngjarjen e ndodhur pak më parë, në afërsi të xhamisë “Xhura”, shërbimet e Policisë pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit Saimir Xhafa, i ditëlindjes 04.01.1988, banues në Tiranë.
DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694111546, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi”, njofton policia.