Polici nuk përmbahet, qëllon 9 herë drejt 61-vjeçarit që lëvizte me karrocë me rrota (VIDEO)

Një oficer policie amerikan qëlloi për vdekje një 61-vjeçar që lëvizte në një karrige me rrota.

Oficeri i policisë në Tucson, Ryan Remington qëlloi nëntë herë në drejtim të 61-vjeçarit Richard Lee Richards.

Shefi i policisë së qytetit të Arizonës tha se ai ishte “thellësisht i shqetësuar” nga veprimet e oficerit gjatë incidentit.

Avokati i policit Remington ka mbrojtur veprimet e klientit të tij.

Policia në Tucson publikoi pamjet e incidentit të së hënës, i cili filloi pasi zoti Richards u akuzua për vjedhjen e një kutie mjetesh në një lokal.

Punonjësi i lokalit dhe oficeri i policisë raportuan se Richard i kishte kërcënuar me thikë gjatë incidentit, kishte refuzuar të zbatonte urdhrat për të dorëzuar thikën dhe kishte tentuar të largohej.

Sipas punonjësit të lokali, Richards kishte thënë “nëse doni që unë të ul thikën, do të duhet të më qëlloni”.

Pamjet të marra nga kamerat CCTV dhe kamerat e policisë, tregojnë Remington dhe një oficer tjetër duke ndjekur Richards në hyrje të një dyqani tjetër aty pranë.

Remington më pas gjuan nëntë herë në drejtim të Richards, i cili rrëzohet përpara dhe bie nga karrigia e tij me rrota. Ai u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes./BBC/


Shtuar 2.12.2021 09:02