Polici i Ervis Martinajt kërkon lirinë në Apel

Jeton Lami ka kërkuar lirinë në Apel pasi Gjykata e Lezhës e dënoi me 2 vite e 10 muaj burg.

Ish-polici në kërkesë deklaron se nuk është dakord me masën e vendosur.

Në argumeta ai shton së kërkon pafajësi nga vepra penale e shpërdorimit të detyrës, e cila i është atribuar për shkak se ai shoqëronte të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, veprim i cili konfirmohet edhe në pamjet filmike.

Por Lami pretendon se nuk ishte në dijeni që Ervis Martinaj ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Sipas tij një informacion i tillë u jepet eprorëve dhe kjo gjë nuk i është komunikuar oficerëve të tjerë.

Pavarësisht se prokuroria e Lezhës ka tentuar disa herë për ta marrë në pyetje në lidhje me fatin e Ervis Martinaj Lami nuk ka pranuar të bashkëpunojë me akuzën.

Ervis Martinaj 1 vit më parë u denoncua nga familjarët për humbje të kontakteve. Deri më tani ende mbetet mister nëse ai është arratisur apo e kanë vrarë./Albeu.com/


Shtuar 14.08.2023 14:28