Policë të plagosur në protestën kundër ekstremistëve të djathtë në Suedi

Protestuesit që prishën synimin e një grupi të ekstremit të djathtë për të djegur një Kuran në Örebro të Suedisë, sulmuan policinë të premten, duke plagosur të paktën nëntë anëtarë të forcave të sigurisë sipas autoriteteve.

Policia njoftoi se një qytetar u plagos pasi u godit në kokë me gur dhe se disa nga policiët kishin pësuar thyerje krahësh dhe ishin goditur me gurë.

Sipas mediave lokale thuhet se morën pjesë rreth 200 persona, të cilëtu u shpërndanë mbrëmjen e së premtes.

Kjo ishte dita e dytë radhazi ku trazirat u ndezën në nisje të një mitingu të lëvizjës anti-emigracion dhe anti-islame të udhëhequr nga shtetasi danezo-suedez Rasmus Paludan, i cili aktualisht po bën turne në Suedi dhe ka vënë në focus lagjet me një komunitet të madh mysliman.

Në çdo mbledhje, ku zakonisht marrin pjesë vetëm disa simpatizues, ai përpiqet të djegë një Kuran.

Në Örebro, demonstrata e tij u mbajt në një park pranë qendrës së qytetit dhe jo në distriktin e parashikuar fillimisht.

Të enjten, trazirat shpërthyen në orët e vona të pasdites në Linköping, duke shkaktuar plagosjen e tre oficerëve të policisë.

Kryeministri suedez dënoi dhunën dhe sulmet ndaj policisë.

“Në Suedi njerëzit lejohen të shprehin mendimet e tyre, qoftë me shije të mirë apo të keqe, kjo është pjesë e demokracisë sonë. Pavarësisht se çfarë mendoni, nuk duhet të përdorni kurrë dhunë. Ne nuk e pranojmë dhe nuk do ta pranojmë kurrë,”tha  Magdalena Andersson për agjencinë e lajmeve TT.

“Ky është pikërisht lloji i reagimit të dhunshëm që ai (Rasmus Paludan) dëshiron të shohë. Vetë qëllimi është të nxisë njerëzit të kundërshtojnë njëri-tjetrin.”

Rasmus Paludan ka provokuar edhe incidente të tjera në disa raste gjatë viteve të fundit.

Në nëntor 2020, ai u arrestua në Francë dhe më pas u dëbua. Pesë aktivistë të tjerë u arrestuan në Belgjikë menjëherë më pas, të akuzuar se donin të “përhapnin urrejtje” duke djegur një Kuran në Bruksel./albeu.com


Shtuar 16.04.2022 15:07