Po vadiste bimët narkotike, kapet “mat” 53-vjeçari në Lezhë

Një 53-vjeçar i identifikuar me inicialet B.P ka rënë nbë prangat e Policisë së Lezhës pasi u kap ‘mat’ duke vaditur kanabisin.

Ai u arrestua në fshatin Gobardhaj pas një operacioni disa mujor të bluve të Lezhës ku pas informacioneve të marra në rrugë operative, filluan kontrollet në terren ku u përdor dhe droni që çoi dhe në kapjen e 53-vjeçarit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet, pas një hetimi disamujor, operacioni policor i koduar “Gjobardhaj”.

U kap në flagrancë duke vaditur bimët e dyshuara narkotike, vihet në pranga 53-vjeçari.

Asgjësohen me anë të djegies bimët e dyshuara narkotike.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, bazuar në informacione policore se në fshatin Gjobardhaj po kultivoheshin bimë narkotike, kanë vijuar kontrollet e territorit, duke përdorur edhe dronë.

Si rezultat i një pune hetimore disamujore u finalizua operacioni policor i koduar “Gjobardhaj”, si rezultat i të cilit u bë e mundur goditja e rastit të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Gjobardhaj, identifikimi dhe vënia në pranga e autorit të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, shtetasit B. P., 53 vjeç, banues në fshatin Ungrej, i cili u kap në flagrancë duke vaditur bimët narkotike.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.