Po udhëtonte drejt vendlindjes, humb jetën në aksident 26-vjeçari shqiptar në Hungari

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Hungari, ku si pasojë një 26-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën.

Lajmin e hidhur e kanë bërë me dije vetë familjarët e tij në një postim që kanë bërë në rrjetet sociale, ku bëjnë me dije se Liridon Mustafa, i cili jetonte në Austri po kthehej në Kosovë, por aksidenti fatal i ka marrë jetën.

Me hidherim te madh ju njoftojm ndarjen nga jeta per shkak te nje aksidenti fatal me makine, te nipit tim Liridonit 26 vjecar.

Liridoni ishte duke u kthyer ne Kosove por per fat te keq aksidenti i nates i ndodhur ne Hungari, i mori jeten ne moshe fare te re.

Do ju lajmrohet ne vijim per vorrimin.”-thuhet në njoftim. /albeu.com

Shtuar 16.01.2022 18:46