Po transportonte me shpejtësi të dënuarin në spital, makina e burgut përplas një shtetas 

ëëNjë aksident ka ndodhur pak minuta më parë ku makina e burgut në Elbasan ka aksidentuar një shtetas.

Mësohet se makina e institucionit të dënimit, ka qënë duke transportuar një të dënuar ndërkohë që ka përplasur një shtetas i cili po lëvizte me makinë invaliditeti.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital nga ku raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Burimet e para thonë se makina e burgut ka qenë me shpejtësi të lartë pasi ishte duke transportuar një të burgosur drejt urgjencës së Elbasanit, cka ka sjellë dhe përplasjen. Ende nuk dihet kush është i burgosuri që po transportohej, ndersa policia ka krijuar perimetrin e sigurisë. /albeu.com

 

 


Shtuar 22.09.2021 13:20