Po transportonte emigrantë të paligjshëm me “BMW”, arrestohet 29-vjeçari në Elbasan

Policia në Elbasan ka vënë në pranga një shtetas F. Z., 29 vjeç, pasi u kap duke transportuar me automjetin tip “BMW”, 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

Gjithashtu dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi P. S., 30 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë, i cili paraprinte rrugën me një mjet tjetër, për të kontrolluar nëse kishte shërbime policore në rrugë.

Njoftimi i policisë:

U kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm, kundrejt pagesës, vihet në pranga 1 shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori.

Në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan u arrestua në flagrancë shtetasi F. Z., 29 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas është kapur në kushtet e flagrancës, nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Besmirit”, Elbasan, duke transportuar me automjetin tip “BMË”, 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

Në momentin kur shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi, ky shtetas nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, por ka tentuar të largohet.

Gjithashtu dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi P. S., 30 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë, i cili paraprinte rrugën me një mjet tjetër, për të kontrolluar nëse kishte shërbime policore në rrugë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjetet, 1 aparat celular dhe 460 euro të dyshuara të përfituara nga ky aktivitet i paligjshëm.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.


Shtuar 27.09.2021 13:50