Po tentonte të largohej nga Shqipëria, zbulohet identiteti i personit të kapur në Rrugën e Kombit! Makina e tij u përdor në atentatin ndaj Mondi Mëhallës

Policia e Elbasanit ka shoqëruar sot Naldo Gjinin, i cili po verifikohet në kuadër të hetimeve për vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla.

Sipas burimeve, Gjini dyshohet se ka përdorur gjatë ditëve të fundit automjetin tip Audi, që është identifikuar nga hetuesit si mjeti i përdorur në ngjarjen kriminale.

Ai është fiksuar nga kamerat e sigurisë në Rrugën e Kombit, në momentin kur kryente pagesën te trau i autostradës, duke lëvizur me të njëjtin automjet.

Ndërkohë, policia po kryen kontrolle në banesën e tij, me qëllim mbledhjen e provave të mundshme që lidhen me çështjen.