Po të ktheheshe mbrapsht a do të ishe martuar me Ilir Metën?/ Kryemadhi: Meta i sotëm nuk është ai që kam njohur

Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për disa çështje, mes të cilave edhe marrëdheniet e saj personale me ish bashkëshortin Ilir Meta.

Ylli Rakipi: Nëse ke mundësi të kthehesh pas dhe di këto gjëra që di sot, çfarë do të ndryshoje nga ato që ke bërë?

Monika Kryemadhi: Nuk do të bëhesha kryetare e partisë. Do ikja ne Presidencë si zonjë e parë.

Ylli Rakipi: Po me Ilir Metën do të martoheshe prapë?

Monika Kryemadhi: Martesa nuk ka më vlerë tani. Ilir Meta nuk është ky, Ilir Meta që pas djegies së mandateve, nuk është Ilir Meta që kam njohur unë. Djegia e mandateve ka patur problemet e veta në jetën tonë, është një mësim i mirë. Meta që kam njohur unë nuk është ky. Kam njohur një Ilir Metë të paqtë, që nuk fyente njeri, gjeni në politikë…


Shtuar 17.11.2025 23:37