Gazetari Taulant Kopliku dhe operatori Ardian Kamberi kanë raportuar nga vija e frontit mes rusëve dhe ukrainasve pranë Kievit ku dëgjohen vazhdimisht shpërthime.
Ekipi i ABC ndodhet në krahun e ushtarëve ukrainas, të cilët i kanë kërkuar që të mos vijojë më raportimin pas situata është shumë e rrezikshme.
Pasi raportoi LIVE për disa minuta, ndërkohë që rusët bombardonin, ushtarët ukrainas iu afruan ekipit të ABC duke i kërkuar që të largohen menjëherë nga aty pasi po rrezikonin shumë.
Gjatë raportimit të tij Kopliku tha se ndodhej në veri-perëndim të Kievit dhe se rusët kishin rinisuar bombardimet gjatë ditës së sotme me qëllim marrjen e kryeqytetit të Ukrainës. Lufta duket të jetë e ashpër atje pasi qielli është mbuluar nga shtëllunga të zeza tymi pas bombardimeve nga të dyja palët.