Po raportonin nga barrikadat, kanosen dy gazetarë në Rudar

 

Dy gazetarë që po raportonin nga pranë barrikadave të vendosura nga serbët në veri të Kosovës janë kanosur nga person.

Pas incidentit dy gazetarët janë larguar nga vendi i ngjarjes.

“KANOSJE | Fsh. Rudar 11.12.2022 – 10:30.  Dy viktimat kosovarë/gazetarë kanë raportuar se përderisa kanë qene duke i marrë disa pamje nga barrikadat, një i dyshuar mashkull ka kryer veprën e cekur ndaj tyre. Viktimat janë ndjerë të kanosur dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport./albeu.com