Një 85-vjeçar është plagosur ditën e sotme në lagjen “Livadhë” në Himarë, duke punuar në tokën e tij. Policia ka bërë me dije se i moshuari është plagosur në këmbë pasi ka shpërthyer një granatë dore, e cila ndodhej e fshehur nën rrënjët e një ulliri.
85-vjeçari është identifikuar me inicialet K.K. Gjendja shëndetësore e të moshuarit është qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën. Momentalisht ndodhet në Spitalin e Vlorës.
Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Himarë/Informacion paraprak
Sot, në lagjen “Livadhë”, Himarë, në një sipërfaqe toke (ullishte), shtetasi K. K., 85 vjeç, duke punuar në tokën e tij, ka marrë dëmtime në këmbë, si pasojë e shpërthimit të një granate dore, e cila ndodhej e fshehur në rrënjët e një ulliri.
Shtetasi K. K. aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.