Foto ilustruese
Një fermer ka humbur jetën ditën e sotme në Divjakë pasi është goditur aksidentalisht nga mjeti bujqësor (frezë dore) me të cilin ai ishte duke punuar tokën.
Të lidhura
None found
Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale A.B 72-vjec.
Policia ndodhet në vendngjarje ku dhe po punon për sqarimin e rrethanave.
Divjakë / Informacion paraprak
Rreth orës 13:55, në fshatin Babunjë, Divjakë, shtetasi A. B., 72 vjeç, është goditur aksidentalisht nga mjeti bujqësor (frezë dore) me të cilin po punonte tokën. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 72-vjeçari ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com
