Prej mbrëmjes së djeshme ka pasur probleme me sistemin TIMS në pikën kufitare të Kapshticës.
Mësohet se prej 12 orësh në doganën e Kapshticës për shkak të një defekti në sistemin e përpunimit të të dhënave veprimet për hyrje-daljet e qytetarëve bëhen manualisht.
Të lidhura
None found
Sipas drejtorisë së kufirit, bëhet me dije se po punohet me regjistra, por nuk ka radhë mjetesh. Deri tani lëvizjet janë normale, pasi janë shtuar edhe punonjësit e policisë kufitare që bëjnë regjistrimin e qytetarëve./albeu.com/
