“Po protestojmë për bravat e shtëpive tona”, qytetari: Nënë Lizën e morën e i thanë të firmosë kontratë

Banorët e “5 Majit”, Laprakës dhe Paskuqanit kanë zhvilluar protestë para Kuvendit, e më pas janë spostuar para Bashkisë.

Ato kërkojnë që të kenë marrëveshje zyrtare dhe të firmosura në lidhje me të drejtën e tyre për pronësinë dhe dëmshpërblimin e banesave.

Një qytetar është shprehur se menjëherë pas takimit me kreun e qeverisë, nënë Lizën e kanë marrë në telefon nga minibashkia dhe i kanë thënë që të shkojë të firmosë një kontratë.

“Nënën Lizën e kanë marrë në telefon për të firmosur një kontratë por duhet të shikojmë se çfarë ofrojnë në atë kontratë”, ka thënë ai.

Ndërkohë një banore shprehet se është për të ardhur keq sesi s’po marrin të marrin asnjë përgjigje për mundin e tyre.

Ajo thekson se ato nuk protestojnë kundër asnjë politike por po protestojnë për bravat e shtëpive të tyre.

“Nuk protestojmë kundër asnjë politike, por për bravën e shtëpisë sonë. Kemi dalë për të protestuar për banesa tona që i kemi ndërtuar me djersë dhe me mund. Le të shemben shtëpitë por më parë le të jepen premtimet dhe të bëhen shkresat zyrtare. Jepjani popullit vulën dhe firmën që qytetarët të rrinë në shtëpitë e tyre. Nuk jemi për qef, por jemi për mundin tonë. Kërkojmë shkresë zyrtare për pronësim, protestat do të vijojnë deri në një përgjigje serioze”, ka thënë banorja./albeu.com/


Shtuar 10.02.2022 12:04