Policia e Beratit ka proceduar penalisht dy shtetas për prerje të paligjshme të pyjeve. Në pranga ka rënë D.D., 38 vjeç, pasi është konstatuar nga shërbimet e policisë duke prerë dru pa leje, në vendin e quajtur “Hija e Zedanit”, në fshatin Blezënckë dhe E.K., 34 vjeç, pasi u konstatua nga shërbimet e policisë duke transportuar me një mjet “Furgon” lëndë drusore, pa leje përkatëse.
Njoftimi i policisë
Procedohen penalisht dy shtetas për prerje të paligjshme të pyjeve.
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve në fushën e krimeve mjedisore, specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Skrapar, në bashkëpunim me IKMT-Berat proceduan penalisht për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, shtetasin D.D., 38 vjeç, banues në lagjen “2 Dhjetori”, Çorovodë, pasi është konstatuar nga shërbimet e policisë duke prerë dru pa leje, në vendin e quajtur “Hija e Zedanit”, në fshatin Blezënckë.
Gjithashtu nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Berat u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, shtetasi E.K., 34 vjeç, banues në fshatin Zhitom i Madh, Poliçan, pasi u konstatua nga shërbimet e policisë duke transportuar me një mjet “Furgon” lëndë drusore, pa leje përkatëse.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos presin në mënyrë të paligjshme pyjet, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të paligjshmërisë duke ju garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore./albeu.com