Një 70-vjeçar është vetëplagosur mbrëmjen e sotme me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur në Roskovec, teksa i moshuari ka qenë duke pastruar armën e gjahut.
Sipas uniformave blu, i plagosur ndodhet në spital dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
“Rreth orës 20:20, në Roskovec, shtetasi Sh. S., 70 vjeç, duke pastruar armën e gjahut të cilën e kishte me leje, dyshohet se aksidentalisht është plagosur në këmbë.
Aktualisht ky shtetas ndodhet në spital, për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.