PO NDODH/ SHIU NUK E FIK PROTESTËN! Gjithçka gati në shesh-betejë: 1300 policë rrethojnë Kryeministrinë, militantët mbushin PD-në

Partia Demokratike zhvillon sot protestën e dytë kombëtare në orën 17:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se protesta e sotme do të jetë një moment vendimtar për Shqipërinë, duke e cilësuar si ditën e gjykimit popullor ndaj kryeministrit Edi Rama.

Berisha ka kërkuar mobilizim të popullit opozitar, ndërsa e ka cilësuar protestën si instrumentin kryesor për ndryshim dhe si përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj asaj që opozita e konsideron një krizë të thellë të rendit demokratik në vend.

Ndër të tjera, Berisha e ka cilësuar protestën e sotme si një moment për rikthimin e shtetit ligjor, demokracisë dhe shpresës për të ardhmen.

Gjatë pasditej siç dhe pritej ka prani të shtuar të policisë në shesh dhe te godina qeveritare, teksa ka ndërprerje të trafikut në disa rrugë kryesore të Tiranës. Sipas raportimeve 1350 efektivë janë në terren.

Amnistia e re në sitën e SPAK, kush përfiton dhe kush përjashtohet! 380 të burgosur në prag lirie
Për të garantuar rendin publik dhe sigurinë gjatë zhvillimit të tubimit, policia ka ndërmarrë masa, duke kufizuar qarkullimin e automjeteve në disa akse rrugore.


Shtuar 24.01.2026 16:21