Po ndodh, ndiqni LIVE eklipsin spektakolar të hënës (VIDEO)

Ky muaj sjell hënën me spektaloare të gjithë vitit, një eklips hënor total.

Në 26 maj, është koha kur do të kemi një eklips hënor total, sepse hera e fundit që ishim në gjendje të shijonim një nga këto karakteristika ishte më 21 janar 2019, sepse në vitin 2020 kishim vetëm eklipse të dobëta.

Hëna e kyqe, sateliti i vetëm natyror i planetit tonë do të duket 14 për qind më i madh dhe 30 për qind më i shndritshëm në qiellin e natës.

Kjo hënë e jashtëzakonshme e prillit njihet ndryshe edhe si ‘hëna e luleve’ sepse shfaqet në kohën e lulëzimit të tyre.

Eklipsi i Hënës, i cili do të jetë i dukshëm nga Azia Juglindore, Australia, Zelanda e Re, Paqësori dhe pjesa perëndimore e Amerikës, fillon të Mërkurën në 4:47 të mëngjesit EDT (0847 GMT) dhe do të zgjasë rreth pesë orë nga fillimi në fund. Faza totale e eklipsit, kur hëna është e mbuluar me hijen e kuqe të gjakut të Tokës, fillon në 7:25 të mëngjesit EDT (1125 GMT) dhe zgjat 14 minuta 30 sekonda.

Fatmirësisht falë internetit e gjithë bota ka mundesi ta ndjeki eklipsin LIVE./albeu.com/


Shtuar 26.05.2021 12:54

Tags: ,