“Po na mbajnë bukën e fëmijëve”, policët e Himarës 5 muaj pa dieta (VIDEO)

Piranjat në Abc të moderuar nga Florjan Binaj dhe Arilena Ara kanë trajtuar këtë të diel një problem ekonomik që lidhet drejtpërdrejtë me punonjësit e Policisë së Shtetit.

Gazetari Eraldo Harlicaj ka udhëtuar drejt Himarës, pasi disa punonjës të këtij komisariati pretendojnë se kanë rreth 5 muaj që nuk marrin lekët e rrugës.

Sipas tyre janë rreth 20 punonjës të policisë të cilët jetojnë në Vlorë por që shërbejnë në Himarë të cilët që prej muajit korrik nuk marrin dietën që ju takon që është diku tek rreth 15 mijë lekë të vjetra.

Edhe kreu i Sindikatës së Policisë, referuar ligjit të ndryshuar për Policinë e Shtetit, thekson se në bazë të largësisë këtyre punonjësve ju takon dieta.

Por Piranjat kanë kontaktuar edhe me Drejtorin e Drejtorisë së Policisë së Vlorës, Gentjan Berberi, i cili pretendon të kundërtën, duke theksuar se të gjithë punonjësit i kanë marrë dietat.

Se cila nga palët ka të drejtë, kjo do të shihet në javët në vazhdim./abcnews.al


Shtuar 20.11.2022 22:33