“Po mbahet në sekret të plotë” gazetarja Lala zbardh detaje nga ballafaqimi i Alda Klosit me pastruesen: Emra zyrtarësh në dosje

Gazetarja Klodiana Lala në emisionin “Kjo Javë” foli për ish-zyrtaren e Kryeministrisë Alda Klosi dhe ballafaqimin e saj me pastruesen Rozeta Dobi.

Lala paralajmëroi se nga kjo çështje mund të dalin në dritë të tjera detaje dhe se nga ballafaqimi i tyre janë përmendur edhe emra zyrtarësh.

“Është një procedurë e njohur nga prokuroria në momentin që dy persona akuzojnë njëri-tjetrin do të duhet të bëhet ballafaqimi. Rozeta Dobi pasi refuzoi në tri pyetjet e para pranonte se kujt i përkiste shuma, në fund u dorëzua dhe tha se shuma 125 mijë euro 30 mijë dollarësh 404 mijë euro të tjera të gjetura në tubin e aspirimit në shtëpinë e saj i përkisnin Alda Klosit. Alda Klosi në momentet e para nuk e ishte deklaruar shumën por kishte thënë se i ishin vjedhur para për shpenzime të përditshme , pas arrestimit të pastrueses dha një version tjetër se i përkisnin xhaxhait të saj dhe se ajo po i mbante se ai ishte sëmurë. Nuk pranonte të kishte lidhje me 404 mijë euro. Rozeta Dobi ma pas tha se paratë i përkasin Klosit dhe se ia kishte lënë t’i ruante dhe më kërkoi inskenimin e vjedhjes së banesës së saj.

Edhe pse nuk thuhet mua nga përgjime më rezulton se Havier Dobi ka marrë dhe ka prishur paratë. Ky ka qenë mesa duket edhe konflikti mes grave, ballafaqimi mes tyre zgjati disa orë. Prokuroria është duke kryer shumë veprime dhe është duke hetuar edhe për disa zyrtarë që Rozeta Dobi ia ka nxjerrë gjatë dëshmive të marra më pas. Nga informacionet që kam këto persona janë përgjuar. Mendoj se do të jetë një çështje që do të ketë surpriza. Sfida që ka prokuroria është të provojë, se dyshimet janë se këto para janë korrupsioni, por për çfarë? A ka para të tjera që mund të jenë fshehur? Tani hetimi po shtrihet në këtë ballafaqim. Fakti që po mbahet në sekret të plotë në informacionet që kam do të ketë surpriza në ditët në vijim”, tha ndër të tjera gazetarja Lala./bw


Shtuar 4.03.2023 19:21