Tre fëmijë që ranë në liqenin e ngrirë në Solihull në Britani, kanë humbur jetën. Mediat e huaja bëjnë me dije se bëhet fjalë për fëmijë të moshës 8,10 dhe 11 vjeç,. Ndërsa një tjetër fëmijë rreth moshës 6 vjeç ndodhet i shtruar në spital, në luftë për jetën.
Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur mesditën e së dielës, ku fëmijët u nxorën nga ujërat e akullta.
Sipas dëshmitarëve, fëmijët po luanin në akullin e një liqeni të ngrirë dhe ranë në ujë kur u thye.