Po lidhte internetin dhe ra nga lartësia, dy të arrestuar në Lushnje, punëtori ishte i pasiguruar

Lushnjë / Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan shtetasit R. S., 35 vjeç, banues në Dimal, dhe D. A., banues në Tiranë, Lushnjë (administratorë të një firme private), pasi në shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë, nuk kanë marrë masa për sigurimin e jetës dhe shëndetit të punonjësve të firmës që administronin. Për pasojë, gjatë montimit të disa kabllove optikë, ka rënë nga lartësia e një shtylle, në fshatin Golem i Vogël, punonjësi i kësaj firme, shtetasi A. L., 49 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve./albeu.com


Shtuar 18.11.2022 13:39