Po lëvizte me biçikletë, gruaja përplaset nga automjeti në Korçë

Një aksident ka ndodhur këtë të martë në unazën e qytetit të Korçës.

Një mjet ka përplasur një grua e cila ka qenë me biçikletë.

Ambulanca ka marrë menjëherë të lënduarën për ta dërguar në spital për ndihmë mjekësore ndërsa nuk dihet ende gjendja e saj.

Drejtuesja e mjetit që ka goditur biçikletën, po shoqërohet në komisariat për veprime të mëtejshme.

“Rreth orës 16:10, në unazën e qytetit, shtetasja J. S., duke drejtuar automjetin, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasja E. C., 51 vjeçe, e cila u dërgua në spital dhe është jashtë rezikut për jetën.

Drejtuesja e automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit”.


Shtuar 2.09.2025 16:58