Një turiste nga Bosnjë Hercegovina është mbytur aksidentalisht teksa po lahej në det në një plazh në lagjen nr.13 në qytetin e Durrësit. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 16:30.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për përcaktimin e shkakut të mbytjes.
Rreth orës 16:30, në lagjen nr. 13, Durrës, dyshohet se është mbytur aksidentalisht, teksa po lahej në det, shtetasja S. T., 66 vjeçe, banuese në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për përcaktimin e shkakut të mbytjes.