Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë dhe i klubit italian të Romës, Marash Kumbulla, ka postuar një mesazh për tifozët shqiptarë por edhe për të gjithë ata të Romës të cilët do të fluturojnë për në Tiranë që të ndjekin finalen e Conference League të mërkurën mbrëma.
“Po kthehem në shtëpi, na përkrahni në “Air Albania” në Tiranë dhe forca Roma”, ishte mesazhi i Kumbullës në Instagram./ h.ll/albeu.com