Po kthehej nga puna, ky është 17-vjeçari që humbi jetën në aksidentin në Vlorë

Në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth orës 01.30 të natës, një aksident i rëndë u regjistrua në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë, ku një 17-vjeçari Leandro Shametaj, humbi jetën.

Personi që shihni në foto është 17-vjeçari Leandro Shametaj.

Njoftimi:

Aksidenti i rëndë ku humbi jetën 17-vjeçari Leandro Shametaj, ndodhi rreth orës 00:15, në bulevardin “Ismail Qemali”, ku 32-vjeçari me iniciale H.B duke drejtuar automjetin tip “Porsche”, u përplas me motomjetin tip “Trinity”, me drejtues 17 vjeçarin, i cili si pasojë, ndërroi jetë.

Uniformat blu bëjnë me dije se shoferi i “Porsche” 32-vjeç, i cili u arrestua ka qenë në gjendje të dehur. 17-vjeçari po kthehej nga puna, ku punonte si kamarier, kur u përplas për vdekje nga një automjet tip “Porsche”, që dyshohet se lëvizte me rreth 200 km në orë.

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin H. B., 32-vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 28.10.2025, rreth orës 00:15, në bulevardin “Ismail Qemali”, duke drejtuar automjetin tip “Porsche”, në gjendje të dehur, është përplasur me motomjetin tip “Trinity”, me drejtues një shtetas të mitur, 17-vjeç, i cili si pasojë, ka ndërruar jetë.


Shtuar 28.10.2025 12:14