Një polic është përplasur nga makina pasditen e kësaj të enjteje, 30 nëntor.
Ngjarja është regjistruar përpara Drejtorisë Vendore të Policisë në qytetin bregdetar.
Efektivi i policisë ka qenë duke kaluar në vijat e bardha kur është përplasur nga një makinë që ishte duke lëvizur me shpejtësi.
“Rreth orës 18:35, në lagjen nr. 8, përpara ambienteve të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, automjeti me drejtues shtetasin A. F., ka përplasur shtetasin M. A. punonjës policie në Komisariatin e Policisë Durrës, i cili ishte duke kaluar në vijat e bardha për këmbësorët. Punonjësi i Policisë, shtetasi M. A. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërkaq, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. F. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./albeu.com