“Po hyni në një moment të vështirë”, Çela mesazh magjistratëve të rinj: Mos na zhgënjeni

26 prokurorë të rinj do t’i bashkohen organit të akuzës në të gjithë vendin. Gajtë dipës së sotme është zhvilluar ceremonia për diplomimin e 26 magjistratëve të rinj.

Gjatë fjalës së tij kryeprokurori Olsi Çela, duke iu referuar vendeve vakante të krijuara nga vettingu, tha se magjistratët e rinj po hyjnë në sistem në një moment të vështirë.

Ministri Ulsi Manja, apeloi që prokurorët e rinj përveç përfaqësimit të akuzës me dinjitet, ta kërkojnë drejtësinë edhe kur ajo finalizohet me pafajësi

Prokurorët e rinj janë emëruar në qytete si Durrësi, Korça, Gjirokastra dhe Fieri, ku institucionet e akuzës po përballen me mangësi disa vjeçare në staf si pasojë e shkarimeve nga vettingu.


Shtuar 12.07.2023 16:24