Inside Story, ka siguruar të dhëna ekskluzive të disa transkripteve nga biseda telefonike.
Një personazh me precedentë penalë është arrestuar në kuadër të një procedimi që nuk ka lidhje me çështjen “Martinaj”.
Atij, i është sekuestruar një telefon celular që punon pa kartë SIM. Celulari funksiononte përmes programeve të sofistikuara me biseda të vetaszgjesueshme që përdoren shpesh nga grupet kriminale dhe trafikantët.
Mes mesazheve të siguruara nga këto transkripte të cilat nuk mund të bëhen publike të plota për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor, janë gjetur disa biseda interesante lidhur me çështjen në fjalë.
Emrat e personazheve që përmenden, do ti përmendim me iniciale pasi përbëjnë sekret hetimor.
“Po humbin njerëzit si miza. E pe çfarë i bën Laçit? I kishte kërkuar A. ti mbaronte G.”/TCH/