Forcat ushtarake ruse raportohet të kenë hyrë në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, në Kharkiv.
Ky fakt bëhet i ditur nga zyrtarët lokalë atje, të cilët bëjnë thirrje për kujdes të shtuar.
Kreu i administratës rajonale të Kharkiv, Oleg Sinegubov, tha se automjetet e vogla ushtarake kishin depërtuar në qytet. Para deklaratave të tij, disa pamje qarkulluan duke treguar disa makina ushtarake ruse po lëviznin nëpër rrugët e qytetit verilindor, shkruan BBC.
Sinegubov iu ka kërkuar banorëve të qëndrojnë brenda, duke thënë se trupat ruse dukej se ishin në qendër të qytetit. “Mos dilni nga banesat! Forcat e Armatosura të Ukrainës po eliminojnë armikun. Civilëve u kërkohet të mos dalin në rrugë.”