Këngëtarja Ruensa Haxhia, e njohur me emrin e artit Enca, është arrestuar sot nga policia e Tiranës.
Këngëtarja 27-vjeçare u arrestua së bashku me të dashurin e saj, pasi në vilën luksoze të saj, u gjetën 5 bimë narkotike të llojit cannabis sativa.
Ajo deklaroi se bimët i kishte mbjellë për përdorim vetjak.
Nëse hedhim një sy në karrierën muzikore të këngëtares, vihet re se para 8 vitesh, Enca i ka kushttuar madje një projekt “barit”.
Çfarë thotë Enca në këngën e saj të titulluar “Edhe njo”
“Boy une kom pi edhe mire ty nuk po t’shoh
Une s’jom n’gjendje t’mire po e pim edhe ka njo
Prit mos fol kurgjo se krejt vet ti dho qa
Qa don me bo kur une iki e ty t’lo
Boy une kom pi edhe mire ty nuk po t’shoh
Une s’jom n’gjendje t’mire po e pim edhe ka njo
Prit mos fol kurgjo se krejt vet ti dho qa
Qa don me bo kur une iki e ty t’lo”
Policia e Shtetit ditën e sotme bëri publike edhe pamjte nga vila e këngëtares, në të cilat shihen bimët narkotike të cilat duken në gjendje shumë të mirë dhe gati për kultivim./Albeu.com.